# Akademia Tenzil

> Akademia Tenzil (iPhone/iPad app by Mukrem Musa.)

- Source: https://appshunter.io/ios/app/akademia-tenzil/id6792948320 (this page in markdown: same URL + `.md`)
- Developer: [Mukrem Musa](https://appshunter.io/developer/6792948322)
- Category: Education
- Price: Free
- Age rating: 4+
- Requires: iOS 17.0 · 50 MB
- Languages: American English
- Released: 2026-08-06
- Data updated: 2026-08-26
- User reviews in markdown: https://appshunter.io/ios/app/akademia-tenzil/id6792948320/reviews.md

## What is Akademia Tenzil?

Akademia Tenzil është aplikacioni i shkollës suaj të Kuranit. Mësuesi ndjek çdo nxënës, nxënësi sheh përparimin e vet, dhe të dhënat qëndrojnë të sigurta në një vend.

PËR MËSUESIN
• Regjistri i nxënësve, i ndarë në klasat Hifz dhe Përforcim
• Prezenca ditore, me mundësi shënimi të arsyes për secilin nxënës
• Mus'haf 1:1 me Kuranin e shtypur: 604 faqe, 114 sure, 6.236 ajete, 30 xhuza. Shënoni pikën ku ka arritur nxënësi duke tërhequr shenjuesin e artë mbi rreshtin e saktë
• Testet dhe notat, me mesataren e klasës dhe renditjen e nxënësve
• Gabimet e regjistruara sipas rubrikave: memorizim, texhvid dhe shqiptim
• Njoftime për nxënësit, menjëherë ose me orar të përsëritur
• Administratori shton mësues të tjerë dhe cakton nxënësit te secili

PËR NXËNËSIN
• Mësimi aktual: sureja, faqja dhe xhuzi ku ka arritur
• Programi i përsëritjes për çdo ditë, i llogaritur vetvetiu
• Mus'hafi hapet pikërisht te faqja që duhet përsëritur sot
• Notat, prezenca dhe vërejtjet e veta
• Mesazhi personal nga mësuesi

PROGRAMI I PËRSËRITJES
Aplikacioni ndjek metodologjinë e memorizimit të shkollës. Përsëritja e vogël mbulon xhuzin aktual, nga fillimi i tij deri te faqja e fundit e mësuar. Përsëritja e madhe ndan gjithçka të memorizuar më parë në një cikël: për Hifz 15 ose 20 ditë, për Përforcim 10 ose 15, sipas numrit të xhuzave të përfunduara. Nxënësi sheh saktësisht faqet që i takojnë ditës së sotme, pa llogaritje me dorë, dhe shënon vetë nëse e ka bërë përsëritjen atë ditë.

E NDËRTUAR PËR SHKOLLËN
Llogaritë krijohen nga shkolla, jo nga interneti. Nuk ka regjistrim publik, nuk ka reklama dhe nuk ka gjurmues. Çdo mësues sheh vetëm nxënësit e vet, dhe çdo nxënës sheh vetëm të dhënat e veta.

E premtja është ditë pushimi: nuk mbahet prezencë dhe nuk ka përsëritje atë ditë.

Funksionon në iPhone dhe në iPad.


## Version history (last 2 releases)

### 1.3 — 2026-08-25

• Përsëritja e vogël tani mbulon një xhuz, pa faqen e re të ditës
• Përsëritja e madhe ndahet sipas klasës: Hifz në 15 ose 20 ditë, Përforcim në 10 ose 15
• Xhuzet e mësuara nga fundi i mus'hafit hyjnë vetvetiu në Përsëritjen e madhe (vetëm Hifz)
• Nxënësi shënon nëse e ka bërë përsëritjen; mësuesi dhe administratori e shohin
• Historiku i plotë i përsëritjes për çdo nxënës, me filtër sipas datës
• Njoftimet e dërguara fshihen vetvetiu pas 30 ditësh, ose me dorë
• Faqja e kyçjes tregon ku të paraqiten ata që nuk janë ende nxënës
• Rregullime pamore te menuja e poshtme dhe te dritaret

### 1.2 — 2026-08-06

No release notes.

---

*Data collected daily from the US App Store and indexed by [AppsHunter](https://appshunter.io/). User reviews are verbatim App Store reviews. Ratings, prices and chart positions refresh continuously; this snapshot is from 2026-08-26.*
