# AKPA — AKPA

> AKPA (iPhone/iPad app by Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit.)

- Source: https://appshunter.io/ios/app/akpa/id1622400023 (this page in markdown: same URL + `.md`)
- Developer: [Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit](https://appshunter.io/developer/904592124)
- Category: Utilities, News
- Price: Free
- Age rating: 4+
- Requires: iOS 13.4 · 12 MB
- Languages: English
- Released: 2022-05-04
- Data updated: 2026-03-03
- User reviews in markdown: https://appshunter.io/ios/app/akpa/id1622400023/reviews.md

## What is AKPA?

AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE (AKPA) është një shërbim publik, person juridik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për punësimin dhe zhvillimin e aftësive (në vijim ministri), me seli në Tiranë. AKPA-ja është tërësia e institucioneve administrative dhe ofruese të shërbimeve të punësimit, të vetëpunësimit dhe të arsimit e formimit profesional, pjesë integrale e sistemit të ministrisë përgjegjëse për punësimin dhe zhvillimin e aftësive. Ai funksionon nëpërmjet Zyrave Rajonale dhe Vendore të Punësimit, Drejtorive Rajonale të Formimit Profesional Publik si edhe Shkollave të Arsimit Profesional Publik

AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE (AKPA) është krijuar dhe rregullon veprimtarinë e saj, bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 15/2019 ”Për nxitjen e punësimit“, si edhe Ligjit nr. 15/2017 “Për arsimin profesional në RSH”, si edhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.554, dt.31.07.2019 “Pёr krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”

Strukturat kryesore dhe kompetencat e tyre rregullohen të zbatim në Urdhrit të Kryeministrit Nr. 172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” si edhe të Urdhrave të Ministrit për çështjet e punësimit dhe aftësive Për Organikat e Shkollave të Arsimit Professional në zbatim të nenit 7, gërma ç dhe neni 12 pika 4 të ligjit nr 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”

MISIONI

Misioni i AKPA-së është të sigurojë përmbushjen e të drejtës së shtetasve shqiptarë, të huaj dhe pa shtetësi të huaj, që kanë përfituar statusin e refugjatit si dhe të azilkërkuesit në territorin e Republikës së Shqipërisë, për t’u trajtuar me shërbime dhe programe publike të punësimit, të vetëpunësimit dhe të kualifikimeve profesionale, me qëllim gjetjen e një pune të përshtatshme, brenda dhe jashtë vendit, si dhe ofrimin e këtyre shërbimeve.

FUSHA E PERGJEGJËSISË

AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE (AKPA) ka përgjegjësi:

a) të garantojë nivelin e cilësisë së shërbimeve të ofruara për punësimin, vetëpunësimin dhe arsimin e formimit profesional, nëpërmjet monitorimit dhe vlerësimit;
b) të organizojë punën për administrimin dhe zbatimin e programeve aktive e pasive të tregut të punës;
c) të organizojë punën për administrimin e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional (AFP), sipas legjislacionit në fuqi për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë;
ҫ) të sigurojë se funksionet e lidhura me planifikimin, zbatimin, kontabilitetin dhe raportimin financiar për drejtoritë rajonale, zyrat vendore dhe ofruesit publikë të arsimit dhe formimit profesional, kryhen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
PËRCAKTIME

Drejtori Rajonale e Punësimit e AKPA-s është:

“Struktura përkatëse rajonale/vendore e punësimit”, është struktura që ka kompetencën territoriale në zonën e vendbanimit të personit apo selisë/degës së punëdhënësit, i cili pretendon të përfitojë nga një ose disa shërbime apo programe të ofruara nga kjo strukturë.

Zyra Vendore e Punësimit e AKPA-s është:
“Struktura përkatëse rajonale/vendore e punësimit”, është struktura që ka kompetencën territoriale në zonën e vendbanimit të personit apo selisë/degës së punëdhënësit, i cili pretendon të përfitojë nga një ose disa shërbime apo programe të ofruara nga kjo strukturë.


“Institucionet ofruese të AFP-së” janë institucione publike të cilat sigurojnë programe ose/dhe kurse të AFP-së në Republikën e Shqipërisë.


## Version history (last 5 releases)

### 2.1.0 — 2024-03-18

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive versioni 2.1.0. 
In this version there are: performance improvement, faster loading and data fetching.

### 2.0.1 — 2024-03-01

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, portali juaj i punësimit!

### 2.0 — 2024-02-29

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, portali juaj i punësimit!

### 1.3 — 2022-07-08

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, portali juaj i punësimit!

### 1.2 — 2022-05-12

Rregullim pamje edhe ikona

## Apps similar to AKPA

| App | Rating | Price | Category |
| --- | --- | --- | --- |
| [OSHEE](https://appshunter.io/ios/app/oshee/id6504529165) | — | Free | Utilities |
| [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve](https://appshunter.io/ios/app/komisioni-qendror-i-zgjedhjeve/id6448755948) | — | Free | Utilities |
| [BSP CRM](https://appshunter.io/ios/app/bsp-crm/id1511139974) | — | Free | Utilities |
| [Leje Drejtimi DPSHTRR](https://appshunter.io/ios/app/leje-drejtimi-dpshtrr/id6445901254) | — | Free | Utilities |
| [SIVIG](https://appshunter.io/ios/app/sivig/id1434505062) | — | Free | Utilities |
| [Tirana Ime 2.0](https://appshunter.io/ios/app/tirana-ime-20/id1082751161) | 2.5 (8) | Free | Utilities |

## More apps by Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit

- [albania.al](https://appshunter.io/ios/app/albaniaal/id904592121)
- [e-Albania](https://appshunter.io/ios/app/e/id968458206)
- [Permireso Qytetin](https://appshunter.io/ios/app/permireso-qytetin/id1103910987)
- [Për Shqipërinë që Duam](https://appshunter.io/ios/app/pr-shqiprin-q-duam/id1300263940)
- [Zëri Qytetar](https://appshunter.io/ios/app/zri-qytetar/id1361646595)
- [Smile Albania](https://appshunter.io/ios/app/smile-albania/id1418509771)

All apps by Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit: https://appshunter.io/developer/904592124

## Related topics

[akpa](https://appshunter.io/ios/topics/akpa) · [akshi](https://appshunter.io/ios/topics/akshi)

---

*Data collected daily from the US App Store and indexed by [AppsHunter](https://appshunter.io/). User reviews are verbatim App Store reviews. Ratings, prices and chart positions refresh continuously; this snapshot is from 2026-03-03.*
