# Çmimi i Arit — Lira & Flori — Kalkulator, furda dhe njoftime

> Kalkulator, furda dhe njoftime (iPhone/iPad app by BNA CH SARL.)

- Source: https://appshunter.io/ios/app/cmimi-i-arit-lira-and-flori/id6825008005 (this page in markdown: same URL + `.md`)
- Developer: [BNA CH SARL](https://appshunter.io/developer/6825008007)
- Category: Finance, Utilities
- Price: Free
- Age rating: 4+
- Requires: iOS 17.0 · 5 MB
- Languages: American English
- Released: 2026-10-28
- Data updated: 2026-11-13

## What is Çmimi i Arit?

Çmimi i arit sot, live nga tregu ndërkombëtar: ari 24K për gram, lira (7,2 g), tabela e karatit dhe grafiku — në euro, dollarë, franga e lekë.
Nga cmimiarit.info, referenca shqipe e çmimit të arit.

ÇMIMI LIVE
• Ari 24K për gram me ndryshimin e 24 orëve, i freskuar gjatë gjithë ditës
• Tabela e karatit: 24K, 22K, 21K, 18K, 14K, 10K dhe 9K
• Monedha dhe shufra: lira (7,2 g), dubloni (13,96 g), shufra 1 kg — edhe argjendi
• Berza e Turqisë: çmimi i arit në tregun e Stambollit, nën çmimin kryesor
• Grafiku me majën, fundin dhe mesataren e periudhës
• "Si ka lëvizur çmimi": para 7 ditësh, 1 muaji e 1 viti — me një prekje te grafiku
• Ndaje çmimin e sotëm si tekst, gati për WhatsApp

KALKULATORI
• "Sa vlen ari yt?" — nga ekrani i çmimit te kalkulatori me një prekje
• Pesha × karati = vlera e ditës, edhe me punëdoren si përqindje sipër materialit
• "Kontrolli i ofertës": shkruaj çfarë të kërkoi artari dhe shih sa punëdore po paguan në të vërtetë

FURDE — ARI I VJETËR
• Çmimet e shitjes së arit të vjetër sipas karatit
• Përzierja e karateve: gjithë loti njëherësh — totali, ari i pastër (24K), ndarja si tekst

"ARI IM" — PORTOFOLI YT
• Shto stolitë, monedhat e shufrat që ke — vlera u përditësohet me çdo çmim të ri
• Bilanci i blerjeve: sa ke paguar, sa vlejnë sot, fitimi a humbja
• Blerjet e tua si pika të arta në grafik; renditje sipas datës, vlerës a emrit
• Fshih vlerat me një prekje mbi syrin — vlera e arit tënd nuk shihet në publik
• Kopja rezervë si tekst: ndaje listën dhe riktheje në telefonin e ri

NJOFTIMET E ÇMIMIT
• Merr njoftim kur ari 24K kalon ose bie nën pragun tënd
• Pragje të shpejta: +5% a −5% nga sot, maja e muajit, çmimi yt i blerjes
• Njoftim ditor me çmimin e ditës në orën që zgjedh ti
• Njoftimet e fundit ruhen në telefon — historiku gjithmonë me ty

DHE MË SHUMË
• Widget për ekranin kryesor: çmimi për gram me karatin që zgjedh ti
• Lajme nga tregu i arit, në shqip
• Valuta: euro, dollar amerikan, frang zviceran, lek shqiptar
• Tema e errët a e çelët, dridhje të lehta, shqip dhe anglisht

PRIVATËSIA
Pa llogari, pa regjistrim, pa gjurmim. Lista e arit tënd dhe cilësimet ruhen vetëm në telefonin tënd. Për njoftimet e çmimit, serverit tonë i shkon vetëm një token anonim njoftimesh bashkë me pragjet që zgjedh ti.

Çmimet janë referencë ndërkombëtare (spot) për arin 24K të papunuar dhe nuk përbëjnë këshillë investimi.

## Is Çmimi i Arit safe?

Not enough ratings yet to assess Çmimi i Arit.

## Is Çmimi i Arit legit?

Çmimi i Arit — Lira & Flori has limited verification signals. The AppsHunter Legitimacy Score for Çmimi i Arit is 58 out of 100 points across 7 verification signals from App Store and developer data.


## Version history (last 2 releases)

### 1.1.1 — 2026-11-12

• Berza e Turqisë: nën çmimin kryesor sheh edhe çmimin e arit në tregun e Stambollit dhe diferencën ndaj spotit
• "Sa vlen ari yt?": nga ekrani i çmimit te kalkulatori, me një prekje
• "Alarmet" tani quhen "Njoftimet e çmimit"
• Rregullime të vogla te njoftimet dhe te furdja

### 1.1.0 — 2026-10-28

No release notes.

## Apps similar to Çmimi i Arit

| App | Rating | Price | Category |
| --- | --- | --- | --- |
| [EMI Calculator EMI Planners](https://appshunter.io/ios/app/emi-calculator-emi-planners/id6743484005) | — | Free | Finance |
| [Dukat: Gold Price Tracker](https://appshunter.io/ios/app/dukat-gold-price-tracker/id6814534478) | — | Free | Finance |
| [TimePrice - Pro](https://appshunter.io/ios/app/timeprice-pro/id6760546129) | — | Free | Finance |
| [CapitalPay: Pagesa & Transfere](https://appshunter.io/ios/app/capitalpay-pagesa-and-transfere/id6478964792) | — | Free | Finance |
| [SolarX](https://appshunter.io/ios/app/solarx/id6468483909) | 3.7 (3) | Free | Finance |
| [mMoney Wallet](https://appshunter.io/ios/app/mmoney-wallet/id1321088397) | 4.3 (11) | Free | Finance |

---

*Data collected daily from the US App Store and indexed by [AppsHunter](https://appshunter.io/). User reviews are verbatim App Store reviews. Ratings, prices and chart positions refresh continuously; this snapshot is from 2026-11-13.*
