# Dyqani App — Marketplace Shqipëri & Kosovë

> Marketplace Shqipëri & Kosovë (iPhone/iPad app by BEGUTECH SH.P.K..)

- Source: https://appshunter.io/ios/app/dyqani-app/id6761083018 (this page in markdown: same URL + `.md`)
- Developer: [BEGUTECH SH.P.K.](https://appshunter.io/developer/1536966529)
- Category: Shopping
- Price: Free with in-app purchases
- Age rating: 4+
- Requires: iOS 16.0 · 37 MB
- Languages: American English, Albanian
- Released: 2026-03-27
- Data updated: 2026-08-23
- User reviews in markdown: https://appshunter.io/ios/app/dyqani-app/id6761083018/reviews.md

## What is Dyqani App?

DYQANI APP - TREGU ONLINE PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN 

Bli, shit dhe zbulo mijëra shpallje aktive nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova — makina, apartamente, elektronikë, punë, shërbime dhe shumë më tepër, të gjitha në një vend.


BLI DHE SHIT ME LEHTËSI

Krijo shpallje në sekonda. Shto foto, vendos çmimin dhe zgjidh kategorinë — shpallja jote shfaqet menjëherë për mijëra blerës të mundshëm. Komuniko drejtpërdrejt me blerësin përmes mesazheve në kohë reale, notifications ne kohë reale, pa pasur nevojë të ndash numrin tënd të telefonit.


KËRKIM I ZGJUAR NË SHQIP

Motori i kërkimit e kupton gjuhën shqipe ashtu si flasim ne. Shkruaj "shpi" dhe gjen shtëpi e apartamente. Shkruaj "veture" dhe gjen makinë e veturë. Rezultatet vijnë vetëm nga titujt e shpalljeve — pa ndotje, pa rrëmujë.


NDIHMË ME INTELIGJENCË ARTIFICIALE

Dyqani App ofron mjete asistence me AI për shitësit:

• Shpalljet e importuara në anglisht analizohen nga AI dhe ofrohet një version i sugjeruar në shqip për tregun shqiptar - Titull dhe përshkrim. Shitësi e shqyrton dhe e miraton para çdo publikimi. Asnjë ndryshim nuk bëhet pa konfirmimin e shitësit.

• Për shpalljet aktive, AI sugjeron një përshkrim të shkurtër të optimizuar bazuar në informacionin ekzistues. Shitësi e pranon ose e refuzon çdo sugjerim.

• Çmimet dhe të dhënat teknike ruhen gjithmonë saktësisht ashtu si i ka futur shitësi.

Të gjitha sugjerime të AI-së janë vetëm mjete ndihmëse — vendimi final është gjithmonë i shitësit.


ZBULO VENDET MË TË MIRA

Mbi 5,600 restorante, hotele, kafene, plazhe dhe atraksione turistike të renditura dhe të vlerësuara. Gjej vendet më të mira pranë teje, kudo që të ndodhesh.


VEÇORI KRYESORE

Shpallje nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova
Mesazhe të drejtpërdrejta në kohë reale
Kërkim me sinonime shqipe dhe variantë dialektore
Kategori: makina, prona, elektronikë, punë, shërbime, mobilje, kafshë, fashion dhe më shumë
Shpallje të sponsorizuara dhe oferta të fundit (Okazion)
Profil agjencie për agjentë imobiliarë dhe tregtarë
Filtrim sipas qytetit, çmimit dhe gjendjes
Njoftimet për shpalljet e preferuara
Funksionon në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut


SIGURI DHE BESUESHMËRI

Çdo shpallje kalon nën shqyrtim para publikimit. Shitësit e verifikuar shënohen me vulë të posaçme. Raporto çdo shpallje të dyshimtë me një klikim të vetëm.

Dyqani App - tregu shqiptar, në gjuhën shqipe.

## Pricing and in-app purchases

Base price: Free.

**Subscriptions**

| Subscription | Price | Period |
| --- | --- | --- |
| VIP Monthly | $59.99 | per month |
| VIP 6 Months | $249.99 | per 6 months |
| VIP Yearly | $299.99 | per year |

**One-time purchases**

| Purchase | Price | Type |
| --- | --- | --- |
| Bump to Top | $1.99 | one-time |
| Highlight | $4.99 | one-time |
| Premium Spot | $14.99 | one-time |
| Urgent Badge | $7.99 | one-time |
| Gallery+ | $3.99 | one-time |
| VIP Promo | $24.99 | one-time |
| Remove Ads | $2.99 | one-time |



## Version history (last 5 releases)

### 1.6.1 — 2026-08-22

Përmirësime:
• Optimizuam performancën dhe stabilitetin e aplikacionit për një eksperiencë më të rrjedhshme.

### 1.6.0 — 2026-08-17

Përmirësime:
• Përmirësuam saktësinë e profileve për shitësit dhe agjencitë e verifikuara.

### 1.5.8 — 2026-07-30

Përmirësime dhe qartësi më e mirë

• Kur lidhni llogarinë tuaj TikTok, tani shpjegojmë qartë si funksionon: çdo Listim i ri nga llogaria juaj pasi keni lidhur TikTokun tuaj dërgohet automatikisht si draft në inbox-in tuaj TikTok, me të gjitha të dhënat reale të Listimit tuaj  — ju e rishikoni, shtoni muzikë nëse doni, dhe e publikoni vetë kur të jeni të dëshironi. Asgjë nuk postohet automatikisht pa miratimin tuaj në TikTokun tuaj, 
• Përmirësime të qëndrueshmërisë dhe performancës.

Na shkruani për ndonje sugjerim, ne i shqyrtojmë te gjitha sugjerimet dhe kërkesat e perdoruesve per te improvizuar performancen tuaj.

Faleminderit që përdorni Dyqani App.

### 1.5.7 — 2026-07-28

Çfarë të re në Dyqani:

Shëno shpalljen si "Shitur"
Tani mund ta shënoni një shpallje si "Shitur" direkt nga "Shpalljet e Mia", me një prekje të vetme. Shpallja hiqet automatikisht nga rezultatet e kërkimit, pa nevojën për ta fshirë apo çaktivizuar manualisht.

Përmirësime të qëndrueshmërisë
Kemi kryer optimizime dhe rregullime të përgjithshme për një përvojë më të shpejtë dhe më të qëndrueshme në aplikacion.

Faleminderit që zgjodhët Dyqani.

### 1.5.4 — 2026-07-22

Përmirësime të përgjithshme të qëndrueshmërisë dhe përputhshmërisë.

## Related topics

[dyqani](https://appshunter.io/ios/topics/dyqani) · [dyqani app](https://appshunter.io/ios/topics/dyqani-app) · [merrjep kosova](https://appshunter.io/ios/topics/merrjep-kosova) · [kosovajob](https://appshunter.io/ios/topics/kosovajob) · [refero kosova](https://appshunter.io/ios/topics/refero-kosova)

---

*Data collected daily from the US App Store and indexed by [AppsHunter](https://appshunter.io/). User reviews are verbatim App Store reviews. Ratings, prices and chart positions refresh continuously; this snapshot is from 2026-08-23.*
