# EasyKont — Kontabiliteti i biznesit tuaj.

> Kontabiliteti i biznesit tuaj. (iPhone/iPad app by Art Zymeri.)

- Source: https://appshunter.io/ios/app/easykont/id6800899460 (this page in markdown: same URL + `.md`)
- Developer: [Art Zymeri](https://appshunter.io/developer/6800899462)
- Category: Utilities, Productivity
- Price: Free
- Age rating: 4+
- Requires: iOS 15.1 · 27 MB
- Languages: American English
- Released: 2026-08-17
- Data updated: 2026-09-05
- User reviews in markdown: https://appshunter.io/ios/app/easykont/id6800899460/reviews.md

## What is EasyKont?

EasyKont e sjell kontabilitetin e biznesit tuaj në telefon.

I ndërtuar për bizneset në Kosovë dhe për kontabilistët që i shërbejnë
ato, EasyKont bashkon faturat, stoqet, arkën dhe raportet në një vend —
të njëjtat të dhëna që i shihni në kompjuter, gjithmonë të përditësuara.

PËR PRONARIN E BIZNESIT
• Faturat e shitjes dhe të blerjes, me pagesa të plota ose të pjesshme
• Gjendja e stoqeve në kohë reale dhe historiku i çdo lëvizjeje
• Arka dhe llogaritë bankare, me hyrje e dalje të regjistruara
• Partnerët, borxhet dhe raportet financiare

PËR KONTABILISTIN
• Deklarimet dhe librat e ATK-së për çdo klient
• Qasje e shpejtë te dokumentet e secilit biznes
• Njoftime për afatet dhe punët në pritje

PËR STAFIN
• Pika e shitjes (POS) me tavolina dhe produkte
• Kyçje me PIN për ndërrimet e stafit

TË SIGURTA
Kyçje me Face ID, të dhënat udhëtojnë të enkriptuara dhe secili
përdorues sheh vetëm atë që i takon rolit të tij.

EasyKont kërkon një llogari ekzistuese. Llogaritë krijohen nga
kontabilisti ose administratori i biznesit tuaj.


## Version history (last 5 releases)

### 1.4.0 — 2026-09-02

Importi i librave ATK nga telefoni. Pasqyra e Arkës: lexon librin e arkës dhe mbyll faturat e paguara me para në dorë. Fiskalizimi SEF: radha, ora 48-orëshe, dërgimi dhe eksporti ATK. Kthimi bëhet kundrejt faturës, pa kaluar sasinë e blerë. Produktet me recetë dhe kosto. Ndërprerësi i arkës dhe Excel-i i vlerësimit të stokut. Paralajmërim kur numri i faturës ose kodi i partnerit është i zënë. Asistenti AI tregon çfarë po bën.

### 1.3.0 — 2026-08-30

Burimet Njerëzore vijnë në telefon: punonjësit me kontratat, lista mujore e pagave, fletëpagat dhe pushimet, me llogaritjen bruto-neto nga serveri. Gjashtë Librat hapen për periudhë dhe dalin PDF, Excel ose Excel ATK. Të reja edhe Kostoja e Mallit të Shitur dhe Analitika e Klientit. Te Cilësimet → Dërgesat sheh nëse WhatsApp është i lidhur. Arka pranon kartelë, bankë dhe pagesë të ndarë; pronari sheh shitjet dhe stafin. Paneli tregon çfarë kërkon vëmendje.

### 1.2.0 — 2026-08-28

Importi nga Excel tani bëhet edhe në telefon: te Stoqet dhe te Blerësit/Furnizuesit shikon ku shkon secila kolonë përpara se të ruhet. Stoqet e tregojnë çmimin e shitjes bashkë me TVSH-në. Asistenti e vazhdon punën nga kartelat, mban mend përgjigjet dhe nuk dërgon dokument te personi i gabuar. Artikujt lexon tabelën e duhur dhe sasia pesëshifrore nuk pritet më.

### 1.1.0 — 2026-08-24

Njoftimet tani vijnë direkt në telefon. Librat e ATK-së ndahen sipas datave — një ngarkim bëhet aq libra sa periudha mbulon. Artikujt është katalogu, Stoqet është gjendja reale. Gjendja fillestare mund të jetë negative.

### 1.0.4 — 2026-08-23

Rregullim i rëndësishëm: aplikacioni mbyllej kur hapej ndonjë dritare e poshtme. Fatura tani mund të printohet në pajisje fiskale drejt nga forma e krijimit, me normën e TVSH-së të marrë saktë nga artikulli. DUD-i doganor shkruhet te Fatura e Blerjes.

## More apps by Art Zymeri

- [DMD Portal](https://appshunter.io/ios/app/dmd-portal/id6804212401)
- [Krahaso](https://appshunter.io/ios/app/krahaso/id6806572228)

All apps by Art Zymeri: https://appshunter.io/developer/6800899462

---

*Data collected daily from the US App Store and indexed by [AppsHunter](https://appshunter.io/). User reviews are verbatim App Store reviews. Ratings, prices and chart positions refresh continuously; this snapshot is from 2026-09-05.*
