# EasyKontPOS — Arka fiskale në telefonin tuaj

> Arka fiskale në telefonin tuaj (iPhone/iPad app by Art Zymeri.)

- Source: https://appshunter.io/ios/app/easykontpos/id6800899460 (this page in markdown: same URL + `.md`)
- Developer: [Art Zymeri](https://appshunter.io/developer/6800899462)
- Category: Utilities, Productivity
- Price: Free
- Age rating: 4+
- Requires: iOS 15.1 · 26 MB
- Languages: American English
- Released: 2026-08-17
- Data updated: 2026-10-07
- User reviews in markdown: https://appshunter.io/ios/app/easykontpos/id6800899460/reviews.md

## What is EasyKontPOS?

EasyKont e kthen telefonin në arkë fiskale për biznesin tuaj.

Për dyqanet, kafenetë dhe restorantet në Kosovë: shitni nga banaku, me kupon fiskal për çdo shitje, të dërguar te ATK përmes sistemit SEF.

ARKA
• Zgjidhni produktet me një prekje, ose skanoni barkodin me kamerën e telefonit
• Zbritje në një artikull ose në gjithë faturën
• Pagesë me para, me kartelë, me bankë ose e ndarë
• Kupon fiskal për çdo shitje, i dërguar te ATK në kohë reale. Pa internet, kuponët presin dhe dërgohen vetë.

PRODUKTET
• Emri, çmimi me TVSH dhe norma e TVSH-së: 18%, 8%, 0% ose e liruar
• Njësia dhe kategoria nga listat e ATK-së

KUPONËT
• Çdo kupon i lëshuar dhe statusi i tij te ATK, nga kudo që jeni
• Shitjet e çdo dite në Excel, për kontabilistin tuaj
• Eksportet që ATK mund t'i kërkojë: kuponët e patransmetuar dhe ditari i auditimit

STAFI
• Arkëtarët hyjnë me llogarinë e tyre, dhe çdo kupon shënon kush e shiti
• Secili ka lejet e veta: kush shet, kush jep zbritje, kush anulon

UDHËZUESI
Herën e parë që hyni, një udhëzues ju tregon arkën dhe hapat e lidhjes me ATK-në.

TELEFONI SI SKANER
Nuk keni skaner barkodi te arka në kompjuter? Telefoni i skanon kodet për të, njësoj si një skaner.

EasyKont kërkon një llogari biznesi. Regjistrohuni në app.easykont.com; llogaria aktivizohet pasi ta shqyrtojmë.


## Version history (last 5 releases)

### 2.1.0 — 2026-10-03

Arka, Produktet, Kuponët, Stafi dhe Cilësimet: vetëm ajo që kërkon ATK-ja. Hapet direkt në arkë. Produktet marrin normën e TVSH-së, njësinë dhe kategorinë nga listat e ATK-së, Kuponët kanë eksportet për kontabilistin dhe për ATK-në, dhe një udhëzues ju tregon si lidheni me ATK-në.

### 2.0.0 — 2026-09-29

EasyKont tani është arka fiskale në telefon: shitni nga banaku ose nga tavolinat, me kupon fiskal për çdo shitje, dhe ndiqni stokun dhe stafin nga kudo.

### 1.18.0 — 2026-09-26

Notat e kreditit dhe debitit në telefon: Notat e Dhëna dhe Nota e Pranuar, dhe «Notë krediti» / «Notë debiti» direkt nga menyja e faturës. Fatura e blerjes e lexuar me AI regjistrohet me çmimin e paguar dhe kontrollohet me totalin. EasyKontAI: «ndryshoje…» ndryshon faturën që sapo bëri, dhe kur diçka nuk shkon, thotë pse. Mbështetja live rilidhet vetë. Rregullime dhe përmirësime.

### 1.17.0 — 2026-09-25

Mbështetje live: me lejen tuaj («Lejo»), ekipi i EasyKont tani mund të klikojë dhe të shkruajë në aplikacion për t'ju ndihmuar — kontrollin e hiqni në çdo kohë me «Hiq kontrollin». Shenja e Mbështetjes live është tani një etiketë e vogël që mund ta lëvizni. Rregullime dhe përmirësime.

### 1.16.1 — 2026-09-24

Cilësimet e rinovuara: gjithçka në pllaka, ndryshimet ruhen menjëherë, dhe Modulet e Lloji i biznesit kanë faqet e veta, me kërkim dhe kategori. Mbështetje live: kur ju duhet ndihmë, me lejen tuaj ekipi i EasyKont e sheh ekranin e aplikacionit dhe ju tregon me shigjetë e vizatime. Arka e rinovuar: zgjidh tavolinën ose arkën ku shet dhe shit nga porosia; biznesi pa plan të lokalit hapet drejt në arkë. Skano me telefon: telefoni bëhet skaner barkodesh për arkën në kompjuter. Ligji i cituar nga EasyKontAI hapet në faqen e tij, me citimin të shënuar. Bisedat grupohen sipas ditës dhe kanë kërkim. Vula ose nënshkrimi merret me një shkrepje. Rregullime dhe përmirësime.

## Apps similar to EasyKontPOS

| App | Rating | Price | Category |
| --- | --- | --- | --- |
| [Tefsir Kurani](https://appshunter.io/ios/app/tefsir-kurani/id1617151257) | 5.0 (1) | Free | Utilities |
| [Bubble Level ( Water level )](https://appshunter.io/ios/app/bubble-level-water-level/id908924787) | 4.8 (235) | Free | Utilities |
| [MEGA VPN – Privacy Online](https://appshunter.io/ios/app/mega-vpn-privacy-online/id6456784858) | 4.6 (293) | Free | Utilities |
| [Street View - street view maps](https://appshunter.io/ios/app/street-view-street-view-maps/id1554739144) | 4.6 (9,733) | Free | Utilities |
| [TV Remote +ㅤ](https://appshunter.io/ios/app/tv-remote-plus/id1609452263) | 4.4 (128) | Free | Utilities |
| [Pocket Bubble Level XXL](https://appshunter.io/ios/app/pocket-bubble-level-xxl/id876323966) | 4.8 (16,245) | Free | Utilities |

## More apps by Art Zymeri

- [DMD Portal](https://appshunter.io/ios/app/dmd-portal/id6804212401)
- [Krahaso: Çmimet e Marketeve](https://appshunter.io/ios/app/krahaso-cmimet-e-marketeve/id6806572228)

All apps by Art Zymeri: https://appshunter.io/developer/6800899462

---

*Data collected daily from the US App Store and indexed by [AppsHunter](https://appshunter.io/). User reviews are verbatim App Store reviews. Ratings, prices and chart positions refresh continuously; this snapshot is from 2026-10-07.*
