# InterFiber — Menaxho internetin tënd.

> Menaxho internetin tënd. (iPhone/iPad app by INTERFIBER SH.P.K.)

- Source: https://appshunter.io/ios/app/interfiber/id6757408856 (this page in markdown: same URL + `.md`)
- Developer: [INTERFIBER SH.P.K](https://appshunter.io/developer/1866721357)
- Category: Utilities, Productivity
- Price: Free
- Age rating: 12+
- Requires: iOS 15.0 · 11 MB
- Languages: American English
- Released: 2026-01-12
- Data updated: 2026-08-28
- User reviews in markdown: https://appshunter.io/ios/app/interfiber/id6757408856/reviews.md

## What is InterFiber?

InterFiber App është një aplikacion mobile i plotë dhe i lehtë për t’u përdorur, i krijuar për t’u dhënë klientëve kontroll të plotë mbi shërbimin e tyre të internetit në një vend të vetëm dhe të sigurt. Aplikacioni u mundëson përdoruesve të menaxhojnë lehtësisht llogarinë e tyre Interfiber, të shohin detajet e abonimit, të kontrollojnë statusin e shërbimit dhe të informohen përmes njoftimeve në kohë reale.

Me InterFiber App, klientët mund të monitorojnë përdorimin e internetit, të rishikojnë faturat dhe pagesat, si dhe të marrin njoftime të rëndësishme që lidhen me shërbimin e tyre. Aplikacioni gjithashtu ofron akses të shpejtë te shërbimi i klientit, duke u mundësuar përdoruesve të dërgojnë kërkesa, të raportojnë probleme dhe të komunikojnë në mënyrë efikase me ekipin e Interfiber pa pasur nevojë të vizitojnë fizikisht zyrat.

I ndërtuar duke pasur në fokus sigurinë, besueshmërinë dhe thjeshtësinë, Interfiber App përmirëson përvojën e përgjithshme të klientit duke e bërë menaxhimin e shërbimit të internetit më të shpejtë, më të qartë dhe më të përshtatshëm, në çdo kohë dhe kudo.


## Version history (last 5 releases)

### 1.5 — 2026-08-19

Ne kete version eshte shtuar IoT devices dhe menaxhimi i skedulatorit. 
Permiresimi i stabilitetit dhe rregullimi i bugs

### 1.4 — 2026-07-10

Në versionin 1.14 për iOS, kemi shtuar mbështetjen për pajisjet IoT, kemi përmirësuar menaxhimin e Wi-Fi dhe kemi optimizuar eksperiencën e përgjithshme të aplikacionit.

### iOS 1.3 — 2026-04-20

Çfarë ka të re në versionin v1.3

- Pagesa e Faturave Online
Tani mund t’i paguani faturat tuaja online, shpejt, lehtë dhe në mënyrë të sigurt direkt nga aplikacioni. Kontrolloni detajet e faturës dhe përfundoni pagesën me vetëm pak hapa.

- Menaxhoni Wi-Fi
Menaxhoni më lehtë rrjetin tuaj Wi-Fi direkt nga aplikacioni. Shikoni statusin e lidhjes, hapni kodin QR dhe fjalëkalimin, ndryshoni emrin dhe fjalëkalimin e rrjetit, si dhe rinisni pajisjen kur është e nevojshme.

- Zgjatni Kohën e Kontratës
Tani mund të zgjasni kontratën tuaj direkt nga aplikacioni për shërbimet që e mbështesin këtë funksion. Një mënyrë më e shpejtë dhe më e thjeshtë për të mbajtur shërbimin aktiv pa ndërprerje.

- Rregullime Gabimesh
Janë rregulluar disa probleme dhe janë bërë përmirësime të përgjithshme për një përvojë më të qëndrueshme, më të shpejtë dhe më të besueshme.

Faleminderit që përdorni aplikacionin tonë! Së shpejti vijnë përditësime të tjera

### 1.2 — 2026-02-18

FAQ (Pyetje të Shpeshta)
Shtuam seksionin FAQ për t’ju ndihmuar të gjeni shpejt përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth përdorimit të aplikacionit, probelemeve me rrjetin dhe faturat tuaja

Support (Mbështetje)
Përmirësuam seksionin e mbështetjes, duke e bërë më të lehtë kontaktin me ekipin tonë për ndihmë ose raportim problemesh.

Push Notifications
Aktivizuam njoftimet push për t’ju mbajtur të informuar në kohë reale për përditësime dhe informacione të rëndësishme.

Aksesi i Njoftimeve (Notifications Access)
Shtuam seksionin e aksesit te njoftimeve, për të siguruar që të mos humbisni asnjë informacion të rëndësishëm.

Force Update i Aplikacionit
Implementuam përditësimin e detyrueshëm të aplikacionit për të garantuar siguri më të lartë, stabilitet dhe akses në funksionet më të fundit.

### 1.0 — 2026-01-12

No release notes.

## Apps similar to InterFiber

| App | Rating | Price | Category |
| --- | --- | --- | --- |
| [CutStick - Sticker Maker](https://appshunter.io/ios/app/cutstick-sticker-maker/id6470876299) | — | Free | Utilities |
| [VivoBike](https://appshunter.io/ios/app/vivobike/id1526912698) | — | Free | Utilities |
| [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve](https://appshunter.io/ios/app/komisioni-qendror-i-zgjedhjeve/id6448755948) | — | Free | Utilities |
| [Elba-Parking](https://appshunter.io/ios/app/elba-parking/id6736840151) | — | Free | Utilities |
| [VSR](https://appshunter.io/ios/app/vsr/id6476958413) | — | Free | Utilities |
| [IO network 2](https://appshunter.io/ios/app/io-network-2/id1490566133) | 1.0 (1) | Free | Utilities |

---

*Data collected daily from the US App Store and indexed by [AppsHunter](https://appshunter.io/). User reviews are verbatim App Store reviews. Ratings, prices and chart positions refresh continuously; this snapshot is from 2026-08-28.*
