# Krahaso: Çmimet e Marketeve — Oferta, aksione dhe fletushka

> Oferta, aksione dhe fletushka (iPhone/iPad app by Art Zymeri.)

- Source: https://appshunter.io/ios/app/krahaso-cmimet-e-marketeve/id6806572228 (this page in markdown: same URL + `.md`)
- Developer: [Art Zymeri](https://appshunter.io/developer/6800899462)
- Category: Shopping, Food & Drink
- Price: Free
- Age rating: 4+
- Requires: iOS 15.1 · 40 MB
- Languages: American English
- Released: 2026-09-02
- Data updated: 2026-10-24

## What is Krahaso?

Krahaso i mbledh çmimet nga supermarketet në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, dhe të tregon ku është më lirë secili produkt.

KRAHASIM ÇMIMESH
Një kartë produkti të tregon çdo market që e ka atë produkt dhe sa kushton në secilin. Pa hamendje, pa vrapim nga një market në tjetrin.

SKANIM BARKODI
Drejtoje kamerën nga barkodi dhe shko direkt te produkti dhe çmimet e tij në të gjitha marketet.

KËRKIM QË TË KUPTON
Kërkimi i korrigjon gabimet e shkrimit, kupton shqip dhe anglisht, njeh markat dhe njësitë. Shkruaj si të vjen natyrshëm.

OFERTA DHE FLETUSHKA
Zbritje të vërteta, të verifikuara me historikun e çmimeve — sepse jo çdo "ofertë" është ofertë. Plus promocionet nga fletushkat javore të supermarketeve.

KUPONËT BËHEN PIKË
Fotografo kuponin e blerjes; lexohet automatikisht dhe kthehet në pikë shpërblimi. Fotoja ruhet privatisht dhe fshihet pas 90 ditësh.

NJOFTIME PËR ÇMIME
Ndiqe një produkt dhe merr njoftim kur i bie çmimi. Çdo ditë të presin oferta të zgjedhura sipas asaj që kërkon dhe blen.

MARKETET PRANË TEJE
Shiko cilat supermarkete i ke afër dhe çfarë ofrojnë sot — në Kosovë, në Shqipëri (Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier e më shumë), në Maqedoninë e Veriut (Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Kumanovë, Kërçovë, Dibër e më shumë) ose në Mal të Zi (Podgoricë, Ulqin, Tivar, Nikshiq, Budva e më shumë).

Sa më shumë ta përdorësh, aq më mirë të njeh Krahaso — kërkimi dhe faqja kryesore rreshtohen sipas markave, marketeve dhe kategorive që ti preferon.

Krahaso është falas.

## Is Krahaso safe?

Not enough ratings yet to assess Krahaso.

## Is Krahaso legit?

Krahaso: Çmimet e Marketeve appears legitimate, with a few gaps. The AppsHunter Legitimacy Score for Krahaso is 65 out of 100 points across 7 verification signals from App Store and developer data.


## Version history (last 5 releases)

### 1.4.0 — 2026-10-19

Faqja e çdo marketi: ofertat e tij dhe produktet që janë më lirë aty se në marketet e tjera të qytetit tënd. Në faqen e produktit, “A e dini?” tregon kur disa pako të vogla kushtojnë më pak se pakoja e madhe në të njëjtin market. Rregullime dhe përmirësime.

### 1.3.0 — 2026-10-07

Tani edhe në Shqipëri dhe në Mal të Zi: krahaso çmimet e marketeve në katër vende — zgjidh shtetin te vendndodhja. Logot e marketeve në Maqedoninë e Veriut. Rregullime dhe përmirësime.

### 1.2.0 — 2026-10-05

E re: Krahaso tani edhe në Maqedoninë e Veriut — zgjidh qytetin dhe krahaso çmimet e 15 marketeve atje. Plus përmirësime dhe rregullime.

### 1.1.3 — 2026-10-01

• Tani mund t'ia dërgosh listën e blerjeve dikujt në shtëpi — me Viber, WhatsApp ose SMS.
• Rregullime dhe përmirësime.

### 1.1.2 — 2026-09-28

Tani të njoftojmë kur del një version i ri. Skaneri tregon më qartë pse një barkod nuk njihet — p.sh. pijet alkoolike dhe duhani, ose kodet e brendshme të dyqanit. Rregullime dhe përmirësime.

## Apps similar to Krahaso

| App | Rating | Price | Category |
| --- | --- | --- | --- |
| [Interex](https://appshunter.io/ios/app/interex/id6449186688) | 5.0 (8) | Free | Shopping |
| [nshpishop](https://appshunter.io/ios/app/nshpishop/id1533808625) | 3.6 (13) | Free | Shopping |
| [N Sport N Selection Kosova](https://appshunter.io/ios/app/n-sport-n-selection-kosova/id6762454879) | — | Free | Shopping |
| [MerrJep Kosova](https://appshunter.io/ios/app/merrjep-kosova/id1484947092) | 4.4 (207) | Free | Shopping |
| [Veshjet](https://appshunter.io/ios/app/veshjet/id6661017799) | — | Free | Shopping |
| [BiMed](https://appshunter.io/ios/app/bimed/id6476817051) | — | Free | Shopping |

## More apps by Art Zymeri

- [EasyKontPOS](https://appshunter.io/ios/app/easykontpos/id6800899460)
- [DMD Portal](https://appshunter.io/ios/app/dmd-portal/id6804212401)
- [KuiKont](https://appshunter.io/ios/app/kuikont/id6816956922)

All apps by Art Zymeri: https://appshunter.io/developer/6800899462

## Related topics

[konkane kurde](https://appshunter.io/ios/topics/konkane-kurde) · [gizova](https://appshunter.io/ios/topics/gizova) · [qayali supermarket](https://appshunter.io/ios/topics/qayali-supermarket) · [komisi pemberantasan korupsi](https://appshunter.io/ios/topics/komisi-pemberantasan-korupsi) · [ecitizen gava mkononi](https://appshunter.io/ios/topics/ecitizen-gava-mkononi)

---

*Data collected daily from the US App Store and indexed by [AppsHunter](https://appshunter.io/). User reviews are verbatim App Store reviews. Ratings, prices and chart positions refresh continuously; this snapshot is from 2026-10-24.*
