# Ushtro — Trajnerë dhe klientë

> Trajnerë dhe klientë (iPhone/iPad app by Andi Ramshaj.)

- Source: https://appshunter.io/ios/app/ushtro/id6764337796 (this page in markdown: same URL + `.md`)
- Developer: [Andi Ramshaj](https://appshunter.io/developer/1895738711)
- Category: Health & Fitness, Business
- Price: Free
- Age rating: 4+
- Requires: iOS 15.1 · 40 MB
- Languages: English
- Released: 2026-06-11
- Data updated: 2026-08-01
- User reviews in markdown: https://appshunter.io/ios/app/ushtro/id6764337796/reviews.md

## What is Ushtro?

Ushtro është platforma e stërvitjes që lidh trajnerët personalë me klientët e tyre  në palestër, në shtëpi dhe në lëvizje.

Nëse jeni trajner, menaxhoni klientët, ndërtoni programe stërvitjeje, krijoni plane ushqimi dhe ndiqni progresin e tyre nga telefoni. Nëse jeni klient, hapni aplikacionin dhe shihni menjëherë çfarë duhet të bëni sot.

PËR TRAJNERËT
• Menaxhoni klientët - shtoni klientë me ftesë email, shihni detajet dhe historinë e tyre
• Ndërtoni programe stërvitjeje - ditë, ushtrime, sete dhe ri renditje me lehtësi
• Krijoni plane ushqimi - vakte, porcione dhe caktoni planin për çdo klient
• Bibliotekë ushtrimesh - ngarkoni video ose lidhni YouTube, pastaj përdorini në programe
• Ndiqni progresin - histori stërvitjesh, statistika ushtrimesh dhe analiza për çdo klient
• Caktoni programe dhe plane ushqimi direkt nga aplikacioni

PËR KLIENTËT
• Faqja kryesore - shihni stërvitjen e sotme dhe planin ushqimor pa kërkuar
• Ushtrimet - ndiqni programin tuaj, regjistroni sete dhe peshë gjatë seancës
• Ushqimi - plani ditor i caktuar nga trajneri juaj, i organizuar sipas vakteve
• Historia - kthehuni te seancat e kaluara dhe progresi juaj
• Profili - llogaria dhe cilësimet tuaja

PSE USHTRO?
Ushtro është ndërtuar për stërvitje reale dhe e besueshme që funksionon kur keni nevojë: midis seteve, në palestër ose në shtëpi.

Si klient, lidheni me trajnerin tuaj përmes ftesës me email. Si trajner, krijoni llogarinë dhe filloni të menaxhoni klientët tuaj. 

Ushtro funksionon së bashku me platformën web Ushtro, të dhënat tuaja mbeten të sinkronizuara kudo që punoni.

Shkarkoni Ushtro dhe sillni stërvitjen tuaj në një vend.


## Version history (last 3 releases)

### 1.0.3 — 2026-07-25

• Rregulluam faqen kryesore dhe rrjedhën e fillimit të stërvitjes
• Historia e ushtrimit hapet nga përmbledhja e seancës
• Filtri i historisë bazuar në planin e trajnerit
• Përmirësime në përfundimin e stërvitjes dhe navigim
• Përmirësime në UI

### 1.0.2 — 2026-07-01

Përditësim i planeve të abonimit kufijtë e Start, Pro dhe Elite (klientë, video, historia e ushtrimeve) tani përputhen me llogarinë tuaj në web.

### 1.0.1 — 2026-06-11

No release notes.

---

*Data collected daily from the US App Store and indexed by [AppsHunter](https://appshunter.io/). User reviews are verbatim App Store reviews. Ratings, prices and chart positions refresh continuously; this snapshot is from 2026-08-01.*
