Nëpërmjet kësaj platforme, klientët mund të përdorin më mirë kohën e tyre bankare duke manaxhuar llogaritë, të kryejnë transferta parash e të paguajnë fatura, ashtu si dhe të përfitojnë nga një sërë produktesh dhe shërbimesh të tjera. UB Online ofrohet si për klientë individ ashtu dhe ata biznes.
Kryeni veprime bankare të sigurta me UB Online!
Me UB Online ju mund:
Manaxhoni llogaritë tuaja
- Keni pamje të detajeve të Llogarisë dhe balancat e tyre, kontrolloni transaksionet si dhe mund të gjeneroni Lëvizje Llogarie
- Hapni një Depozitë me Afat, keni pamje të detajuar të depozitave ashtu si dhe mund të ndryshoni udhëzimet në maturim të depozitës
- Keni pamje të Plan-Pagesës së Kredisë ashtu si dhe Lëvizje Llogarie
- Kontrolloni aktivitetet dhe manaxhoni Kërkesat Për Shërbime, ashtu si keni një qasje të organizuar të Transfertave Hyrëse dhe Transfertave Dalëse nga llogaritë tuaja.
- Manaxhoni Kartën tuaj të Kreditit dhe Debitit
*(rregullat dhe rolet janë të përcaktuara sipas tipit të klientit)
Transferta dhe Pagesa
- Transferoni para midis llogarive tuaja personale, brenda llogarive të Bankës Union ashtu si dhe transferta jashtë Banke në monedhe lokale dhe te huaj. Krijoni Transferta të Përsëritura dhe shënjoni ato që dëshironi si të Preferuara (për transfertat e parave aplikohen rregullat në fuqi të Bankës)
- Pagese Faturash Utilitare dhe Pagesa për Institucione Pagesash
- Inicioni, bini dakort me Bankën dhe përdorni një Kontratë për Këmbime Valutore (ky shërbim është vetëm për klientët e biznesit)
*(rregullat dhe rolet janë të përcaktuara sipas tipit të klientit)
Shërbime të tjera
- Përdorni llogaritës të ndryshëm si Llogaritës të Depozites me Afat, apo llogaritës për Këstet e Kredisë
- Mund të kërkoni online një sërë shërbimesh që lidhen me aksesin pas regjistrimit
Pranë Bankës
- Jemi mirënjohës nëse marrim Përshtypje nga ju
- Njoftime/Kuti Postare/Sinjalizime për një serë transaksionesh
- Lokalizoni ATM/Degën më të afërt me ju
- Duke na kontaktuar mund të mësoni më shume rreth shërbimeve dhe lehtësirave të tjera që ofrojmë
Shënim i rëndësishëm:
- Ju duhet të jeni klienti i Union Bank Shqipëri
- Ju mund të regjistroheni online ose duke vizituar një nga degët e Bankës (rregullat dhe rolet janë të përcaktuara sipas tipit të klientit)
- Ju lutem lexoni me kujdes udhëzimet e bankës për çdo transfertë ose për kërkesa të tjera.
Show less