Akademia Tenzil

Akademia Tenzil

by Mukrem Musa

0 ratings
Free

Rating summary

Details

  • Released
  • Updated
  • August 6, 2026
  • August 25, 2026

Features

Akademia Tenzil screenshot #1 for iPhone
Akademia Tenzil screenshot #2 for iPhone
Akademia Tenzil screenshot #3 for iPhone
Akademia Tenzil screenshot #4 for iPhone
Akademia Tenzil screenshot #5 for iPhone
Akademia Tenzil screenshot #6 for iPhone
iphone
ipad
🖼️Get Icon
Icons↘︎

About

Akademia Tenzil është aplikacioni i shkollës suaj të Kuranit. Mësuesi ndjek çdo nxënës, nxënësi sheh përparimin e vet, dhe të dhënat qëndrojnë të sigurta në një vend. PËR MËSUESIN • Regjistri i nxënësve, i ndarë në klasat Hifz dhe Përforcim • Prezenca ditore, me mundësi shënimi të arsyes për secilin nxënës • Mus'haf 1:1 me Kuranin e shtypur: 604 faqe, 114 sure, 6.236 ajete, 30 xhuza. Shënoni pikën ku ka arritur nxënësi duke tërhequr shenjuesin e artë mbi rreshtin e saktë • Testet dhe notat, me mesataren e klasës dhe renditjen e nxënësve • Gabimet e regjistruara sipas rubrikave: memorizim, texhvid dhe shqiptim • Njoftime për nxënësit, menjëherë ose me orar të përsëritur • Administratori shton mësues të tjerë dhe cakton nxënësit te secili PËR NXËNËSIN • Mësimi aktual: sureja, faqja dhe xhuzi ku ka arritur • Programi i përsëritjes për çdo ditë, i llogaritur vetvetiu • Mus'hafi hapet pikërisht te faqja që duhet përsëritur sot • Notat, prezenca dhe vërejtjet e veta • Mesazhi personal nga mësuesi PROGRAMI I PËRSËRITJES Aplikacioni ndjek metodologjinë e memorizimit të shkollës. Përsëritja e vogël mbulon xhuzin aktual, nga fillimi i tij deri te faqja e fundit e mësuar. Përsëritja e madhe ndan gjithçka të memorizuar më parë në një cikël: për Hifz 15 ose 20 ditë, për Përforcim 10 ose 15, sipas numrit të xhuzave të përfunduara. Nxënësi sheh saktësisht faqet që i takojnë ditës së sotme, pa llogaritje me dorë, dhe shënon vetë nëse e ka bërë përsëritjen atë ditë. E NDËRTUAR PËR SHKOLLËN Llogaritë krijohen nga shkolla, jo nga interneti. Nuk ka regjistrim publik, nuk ka reklama dhe nuk ka gjurmues. Çdo mësues sheh vetëm nxënësit e vet, dhe çdo nxënës sheh vetëm të dhënat e veta. E premtja është ditë pushimi: nuk mbahet prezencë dhe nuk ka përsëritje atë ditë. Funksionon në iPhone dhe në iPad.
Show more

What's New in Akademia Tenzil

1.3

August 25, 2026

• Përsëritja e vogël tani mbulon një xhuz, pa faqen e re të ditës • Përsëritja e madhe ndahet sipas klasës: Hifz në 15 ose 20 ditë, Përforcim në 10 ose 15 • Xhuzet e mësuara nga fundi i mus'hafit hyjnë vetvetiu në Përsëritjen e madhe (vetëm Hifz) • Nxënësi shënon nëse e ka bërë përsëritjen; mësuesi dhe administratori e shohin • Historiku i plotë i përsëritjes për çdo nxënës, me filtër sipas datës • Njoftimet e dërguara fshihen vetvetiu pas 30 ditësh, ose me dorë • Faqja e kyçjes tregon ku të paraqiten ata që nuk janë ende nxënës • Rregullime pamore te menuja e poshtme dhe te dritaret

More