Çmimi i Arit — Lira & Flori

Çmimi i Arit — Lira & Flori

Kalkulator, furda dhe njoftime

0 ratings
Free

Rating summary

Details

Released
October 28, 2026
Updated
November 12, 2026

Features

Çmimi i Arit — Lira & Flori screenshot #1 for iPhone
Çmimi i Arit — Lira & Flori screenshot #2 for iPhone
Çmimi i Arit — Lira & Flori screenshot #3 for iPhone
Çmimi i Arit — Lira & Flori screenshot #4 for iPhone
Çmimi i Arit — Lira & Flori screenshot #5 for iPhone
Çmimi i Arit — Lira & Flori screenshot #6 for iPhone
🖼️Get Icon
Icons↘︎

About

Çmimi i arit sot, live nga tregu ndërkombëtar: ari 24K për gram, lira (7,2 g), tabela e karatit dhe grafiku — në euro, dollarë, franga e lekë. Nga cmimiarit.info, referenca shqipe e çmimit të arit. ÇMIMI LIVE • Ari 24K për gram me ndryshimin e 24 orëve, i freskuar gjatë gjithë ditës • Tabela e karatit: 24K, 22K, 21K, 18K, 14K, 10K dhe 9K • Monedha dhe shufra: lira (7,2 g), dubloni (13,96 g), shufra 1 kg — edhe argjendi • Berza e Turqisë: çmimi i arit në tregun e Stambollit, nën çmimin kryesor • Grafiku me majën, fundin dhe mesataren e periudhës • "Si ka lëvizur çmimi": para 7 ditësh, 1 muaji e 1 viti — me një prekje te grafiku • Ndaje çmimin e sotëm si tekst, gati për WhatsApp KALKULATORI • "Sa vlen ari yt?" — nga ekrani i çmimit te kalkulatori me një prekje • Pesha × karati = vlera e ditës, edhe me punëdoren si përqindje sipër materialit • "Kontrolli i ofertës": shkruaj çfarë të kërkoi artari dhe shih sa punëdore po paguan në të vërtetë FURDE — ARI I VJETËR • Çmimet e shitjes së arit të vjetër sipas karatit • Përzierja e karateve: gjithë loti njëherësh — totali, ari i pastër (24K), ndarja si tekst "ARI IM" — PORTOFOLI YT • Shto stolitë, monedhat e shufrat që ke — vlera u përditësohet me çdo çmim të ri • Bilanci i blerjeve: sa ke paguar, sa vlejnë sot, fitimi a humbja • Blerjet e tua si pika të arta në grafik; renditje sipas datës, vlerës a emrit • Fshih vlerat me një prekje mbi syrin — vlera e arit tënd nuk shihet në publik • Kopja rezervë si tekst: ndaje listën dhe riktheje në telefonin e ri NJOFTIMET E ÇMIMIT • Merr njoftim kur ari 24K kalon ose bie nën pragun tënd • Pragje të shpejta: +5% a −5% nga sot, maja e muajit, çmimi yt i blerjes • Njoftim ditor me çmimin e ditës në orën që zgjedh ti • Njoftimet e fundit ruhen në telefon — historiku gjithmonë me ty DHE MË SHUMË • Widget për ekranin kryesor: çmimi për gram me karatin që zgjedh ti • Lajme nga tregu i arit, në shqip • Valuta: euro, dollar amerikan, frang zviceran, lek shqiptar • Tema e errët a e çelët, dridhje të lehta, shqip dhe anglisht PRIVATËSIA Pa llogari, pa regjistrim, pa gjurmim. Lista e arit tënd dhe cilësimet ruhen vetëm në telefonin tënd. Për njoftimet e çmimit, serverit tonë i shkon vetëm një token anonim njoftimesh bashkë me pragjet që zgjedh ti. Çmimet janë referencë ndërkombëtare (spot) për arin 24K të papunuar dhe nuk përbëjnë këshillë investimi.
Show more

What's New in Çmimi i Arit

1.1.1

November 12, 2026

• Berza e Turqisë: nën çmimin kryesor sheh edhe çmimin e arit në tregun e Stambollit dhe diferencën ndaj spotit • "Sa vlen ari yt?": nga ekrani i çmimit te kalkulatori, me një prekje • "Alarmet" tani quhen "Njoftimet e çmimit" • Rregullime të vogla te njoftimet dhe te furdja

More