
EasyKontPOS
Arka fiskale në telefonin tuaj
0 ratings
Free
Rating summary
About
EasyKont e kthen telefonin në arkë fiskale për biznesin tuaj.
Për dyqanet, kafenetë dhe restorantet në Kosovë: shitni nga banaku, me kupon fiskal për çdo shitje, të dërguar te ATK përmes sistemit SEF.
ARKA
• Zgjidhni produktet me një prekje, ose skanoni barkodin me kamerën e telefonit
• Zbritje në një artikull ose në gjithë faturën
• Pagesë me para, me kartelë, me bankë ose e ndarë
• Kupon fiskal për çdo shitje, i dërguar te ATK në kohë reale. Pa internet, kuponët presin dhe dërgohen vetë.
PRODUKTET
• Emri, çmimi me TVSH dhe norma e TVSH-së: 18%, 8%, 0% ose e liruar
• Njësia dhe kategoria nga listat e ATK-së
KUPONËT
• Çdo kupon i lëshuar dhe statusi i tij te ATK, nga kudo që jeni
• Shitjet e çdo dite në Excel, për kontabilistin tuaj
• Eksportet që ATK mund t'i kërkojë: kuponët e patransmetuar dhe ditari i auditimit
STAFI
• Arkëtarët hyjnë me llogarinë e tyre, dhe çdo kupon shënon kush e shiti
• Secili ka lejet e veta: kush shet, kush jep zbritje, kush anulon
UDHËZUESI
Herën e parë që hyni, një udhëzues ju tregon arkën dhe hapat e lidhjes me ATK-në.
TELEFONI SI SKANER
Nuk keni skaner barkodi te arka në kompjuter? Telefoni i skanon kodet për të, njësoj si një skaner.
EasyKont kërkon një llogari biznesi. Regjistrohuni në app.easykont.com; llogaria aktivizohet pasi ta shqyrtojmë.
Show more
+1
What's New in EasyKontPOS
2.1.0
October 3, 2026
Arka, Produktet, Kuponët, Stafi dhe Cilësimet: vetëm ajo që kërkon ATK-ja. Hapet direkt në arkë. Produktet marrin normën e TVSH-së, njësinë dhe kategorinë nga listat e ATK-së, Kuponët kanë eksportet për kontabilistin dhe për ATK-në, dhe një udhëzues ju tregon si lidheni me ATK-në.
More

