EasyKontPOS

EasyKontPOS

Arka fiskale në telefonin tuaj

0 ratings
Free

Rating summary

Details

Released
August 17, 2026
Updated
October 9, 2026

Features

EasyKontPOS screenshot #1 for iPhone
EasyKontPOS screenshot #2 for iPhone
EasyKontPOS screenshot #3 for iPhone
🖼️Get Icon
Icons↘︎

About

EasyKont e kthen telefonin në arkë fiskale për biznesin tuaj. Për dyqanet, kafenetë dhe restorantet në Kosovë: shitni nga banaku, me kupon fiskal për çdo shitje, të dërguar te ATK përmes sistemit SEF. ARKA • Zgjidhni produktet me një prekje, ose skanoni barkodin me kamerën e telefonit • Zbritje në një artikull ose në gjithë faturën • Pagesë me para, me kartelë, me bankë ose e ndarë • Kupon fiskal për çdo shitje, i dërguar te ATK në kohë reale. Pa internet, kuponët presin dhe dërgohen vetë. PRODUKTET • Emri, çmimi me TVSH dhe norma e TVSH-së: 18%, 8%, 0% ose e liruar • Njësia dhe kategoria nga listat e ATK-së KUPONËT • Çdo kupon i lëshuar dhe statusi i tij te ATK, nga kudo që jeni • Shitjet e çdo dite në Excel, për kontabilistin tuaj • Eksportet që ATK mund t'i kërkojë: kuponët e patransmetuar dhe ditari i auditimit STAFI • Arkëtarët hyjnë me llogarinë e tyre, dhe çdo kupon shënon kush e shiti • Secili ka lejet e veta: kush shet, kush jep zbritje, kush anulon UDHËZUESI Herën e parë që hyni, një udhëzues ju tregon arkën dhe hapat e lidhjes me ATK-në. TELEFONI SI SKANER Nuk keni skaner barkodi te arka në kompjuter? Telefoni i skanon kodet për të, njësoj si një skaner. EasyKont kërkon një llogari biznesi. Regjistrohuni në app.easykont.com; llogaria aktivizohet pasi ta shqyrtojmë.
Show more

What's New in EasyKontPOS

2.2.0

October 9, 2026

Dalja automatike: pronari zgjedh në Cilësimet pas sa kohe pa përdorim del vetë llogaria në këtë telefon. Rregullime dhe përmirësime.

Developer apps