
Flota – Rent-a-Car
Menaxhimi i flotës rent-a-car
0 ratings
Free
Rating summary
About
Flota është programi i kompanive rent-a-car për punën e përditshme: cilat makina janë të lira, cilat janë me qira dhe kur kthehen — në kompjuter dhe në telefon, me të njëjtat të dhëna.
ÇFARË BËN
• Kalendari i makinave: një rresht për makinë, ditët në kolona; prekni një ditë dhe hapni qiranë e re.
• Kontrata e qirasë në PDF, shqip ose anglisht, me të dhënat e klientit dhe gjendjen e makinës; printohet ose ruhet.
• Dorëzimi dhe kthimi me foto: kilometrat, karburanti, dëmtimet në skemën e makinës dhe fotot nga telefoni — krahasimi dorëzim/kthim zgjidh mosmarrëveshjet.
• Dokumentet e qiramarrësit: foto ose PDF e patentës dhe e ID-së, të ruajtura te qiraja.
• Sinjalizime për dokumentet: TPL, kasko, kolaudimi, taksa vjetore dhe leja e qarkullimit — njoftim disa javë para skadimit; edhe servisi sipas kilometrave.
• Shpenzimet për makinë (vaj, goma, frena, servis…) dhe raporte: të ardhurat sipas makinës, muajit dhe klientëve; eksport në Excel.
• Stafi: pronari krijon llogari për punonjësit; të dhënat sinkronizohen në çast mes pajisjeve.
PËR KË ËSHTË
Për stafin e kompanive rent-a-car në Shqipëri dhe Kosovë, nga 2 deri në 200 makina. Hyni me llogarinë që ju ka krijuar administratori i kompanisë suaj. Të dhënat ruhen të koduara në cloud (BE) dhe i përkasin kompanisë suaj.
MBËSHTETJA
TUFA Consult · info@tufa.consulting · +355 69 60 52 163 · apps.tufa.al/flota/ndihma.html
Show more
What's New in Flota
1.3.4
October 15, 2026







