
Meso Gjermanisht Shqip: A1–B1
Gramatikë, fjalë, fraza, teste
0 ratings
Free
With Ads
Rating summary
About
Mëso gjermanisht nga shqipja, hap pas hapi, nga A1 deri në B1.
Mëso Gjermanisht është bërë për shqipfolësit që duan të flasin, të lexojnë dhe të kuptojnë gjermanishten: për punë, për shkollë, për udhëtim ose për jetën në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Gramatika gjermane shpjegohet në shqip, çdo fjalë dhe çdo fjali ka përkthimin e saj, dhe gjithçka punon edhe pa internet.
ÇKA KA BRENDA
• 1 048 fjalë në 59 tema, me përkthim dhe shqiptim: një fjalor gjermanisht–shqip sipas temave
• 2 635 fjali të gatshme për 25 situata të jetës së përditshme: përshëndetje, blerje, restorant, mjeku, puna, banka
• 37 module gramatike me ushtrime: nyjet der/die/das, foljet, Akkusativ dhe Dativ, parafjalët e më shumë, të shpjeguara në shqip
• 73 tregime të shkurtra, për ta lexuar gjermanishten dhe për ta krahasuar me shqipen
• 9 lojëra dhe sfida ditore për t'i mbajtur mend fjalët: kuiz, fjalëkryq, dëgjo dhe shkruaj, bashko fjalët e të tjera
MËSO ÇDO DITË
• Test niveli për të nisur aty ku je: A1 për fillestarë, A2 ose B1
• Karta "Vazhdo ku e le" të çon te mësimi që e le përgjysmë
• Përsëritje e zgjuar e fjalëve që i gabon
• Qëllimi ditor, seria e ditëve dhe sfida e javës
• Kujtesë ditore në orën kur zakonisht mëson
• Statistikat e tua dhe përmbledhja javore
PA INTERNET DHE PA LLOGARI
Gjithçka punon pa internet. Nuk ke nevojë për llogari: përparimi yt mbetet në telefonin tënd.
Aplikacioni flet shqip ose gjermanisht, si të duash.
Mëso Gjermanisht është falas dhe ka reklama.
Show more
What's New in Meso Gjermanisht Shqip
11.0.5
November 7, 2026
• Aplikacioni tani e kërkon vlerësimin tënd, rrallë, pasi të mbarosh një mësim ose një lojë • Rregullime të vogla





