
PollOn
Jep opinionin, fito pikë
0 ratings
Free
Rating summary
About
PollOn është platforma shqiptare e sondazheve, ku mendimi yt numëron dhe shpërblehet me pikë.
SI FUNKSIONON
Hyn vetëm me numrin e telefonit dhe një kod që të vjen me SMS — pa fjalëkalime dhe pa formularë të gjatë. Llogarinë e hap vetë, brenda pak sekondash, pa ftesë dhe pa miratim nga askush.
PYETËSORË TË SHKURTËR, KUR TË DUASH
Sheh që në fillim sa kohë të merr secili pyetësor dhe sa pikë të jep, kështu që zgjedh vetë kur dhe sa përgjigje të japësh. Pyetjet vijnë në forma të ndryshme: zgjedhje të vetme ose të shumëfishta, renditje sipas preferencës, vlerësime me yje, tabela vlerësimi dhe pyetje të hapura ku shkruan lirshëm. Para se të dërgosh, i rishikon të gjitha përgjigjet dhe kthehesh mbrapa nëse do të ndryshosh diçka.
PIKË PËR ÇDO PYETËSOR
Pikët shtohen menjëherë sapo mbaron një pyetësor, dhe bilancin e ndjek në faqen kryesore dhe te profili yt.
PROFILI YT, PYETËSORË MË TË PËRSHTATSHËM
Sa më i plotë profili — qyteti, mosha, arsimi, punësimi — aq më të përshtatshëm janë pyetësorët që të vijnë, që të mos humbasësh kohë me pyetje që nuk kanë lidhje me ty. Çdo fushë është fakultative dhe mund ta plotësosh, ta ndryshosh ose ta fshish në çdo moment.
FTESA ME SMS
Nëse të vjen një ftesë me SMS, hap lidhjen dhe pyetësori nis direkt në aplikacion. Nëse ndërpritesh, e vazhdon më vonë nga aty ku e le.
PRIVATËSIA
Numri yt i telefonit shërben vetëm për hyrjen në llogari dhe nuk publikohet kurrë. Rezultatet që marrin porositësit e pyetësorëve janë të grumbulluara: shpërndarje dhe përqindje, jo emra dhe numra. Politikën e plotë e gjen te pollon.al/privacy
PollOn përshtatet automatikisht me modalitetin e errët të telefonit tënd.
Show more
What's New in PollOn
1.0.1
September 28, 2026






