Fillestarja (QEP) vs Bubi
Price, ratings, monetisation and update history for both apps, side by side — with what reviewers say about each.
Fillestarja (QEP)
Read full descriptionHide full description
Fillestarja digjitale 1.0 është një softuer mësimor-argëtues për fëmijë. Fëmija juaj përveçse mëson, edhe zbavitet, ndërthurje kjo tashmë e dëshmuar për nxënie efektive, shto këtu edhe digjitalizimin e tërësishëm të procesit mësimor që e bën edhe më tërheqës për përdoruesit e rinj. Fëmija juaj në çdo kohë mund ta përdorë Fillestaren digjitale qoftë në kompjuter, tablet apo telefon të mençur. Përdorimi i pajisjeve teknologjike në funksion të nxënies së dijes, testimit e argëtimit përmes lojërave është qasje që synohet të arrihet për fëmijët e moshës 5-10 vjeç. Edukimi teknologjik drejt platformave të tilla synon orientimin e duhur për fëmijën dhe largim nga programet e papërshtatshme e me karakter krejt të kundërt. Aktivitetet mësimore në këtë softuer përmblidhen në një strukturë prej nëntë modulesh. Ndarja në module ka qenë e domosdoshme, në mënyrë që fëmijëve t’u mundësohet qasje më e shpejtë në fushat me më shumë interes për ta. Në varësi nga tema që shtjellojnë, modulet përmbajnë edhe nën module, që nënkuptojnë zgjerim informacioni dhe mundësi për përzgjedhje të aktiviteteve të radhës. Qasja në to është shumë e thjeshtë dhe është paraparë që fëmija t’i zotërojë fare lehtë. Modulet përmbajnë: aktivitete gjuhësore e matematikore, me ilustrime, ‘kuize’, detyra dhe lojëra; si dhe dije nga arti e muzika, shtazët e bimët, sportet e profesionet, transporti e planetët, që të gjitha të ilustruara. Mes të tjerave, brenda Fillestares ka informacione edhe për vendin tonë, kulturën materiale, shtrirjen e qyteteve, kryeqytetin etj. Platforma ka edhe një modul me përmbajte letrare për lexuesit e vegjël me disa tregime, fabula e gjëegjëza, por synohet që në të ardhmen moduli të pasurohet edhe me gjini të tjera letrare. Së fundi, lojërat, si pjesa më e dashur për çdo fëmijë, përpos karakterit argëtues, në të njëjtën kohë përforcojnë njohuritë e marra, rrisin kreativitetin dhe zhvillojnë kujtesën e fëmijës. Mësimnxënia është e frytshme sidomos kur kombinohet mësimi me aktivitete dhe pikërisht ky është qëllimi ynë: dije, shkathtësi dhe argëtim përmes “Fillestares digjitale”. Kështu, mësimi i gjuhës shqipe për fëmijë shoqërohet me përparime të mëdha, të cilat lidhen me pasurimin e shprehive komunikuese të gjuhës së folur, të shkruar dhe të lexuar. Mësimi i gjuhës shqipe përmes këtij softueri shoqërohet me përdorimin e formave të larmishme të të mësuarit të lexim-shkrimit, të cila lehtësojnë procesin e përvetësimit të shprehive të nxënësve për të lexuar dhe për të shkruar. Synohet që të formohen nxënës të aftë si folës, lexues dhe shkrues të gjuhës shqipe, në nivelin e përshtatshëm për moshën e tyre. Të drejtat autoriale – Copyright (c) Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri! Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër. Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen. Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”. Për të përdorur softuerin Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0, mjafton vetëm të regjistroheni në platformën GjuhaShqipe.com. Ju lutem, për çdo pyetje apo koment na kontaktoni në info@gjuhashqipe.com Për më shumë aplikacione të këtij lloji na vizitoni në ueb faqen tonë www.gjuhashqipe.com
Bubi
Read full descriptionHide full description
Bubi është një platformë arsimore pioniere e krijuar për të revolucionarizuar mënyrën se si fëmijët mësojnë gjuhën shqipe. Nëpërmjet një aplikacioni interaktiv, Bubi bashkon argëtimin me edukimin, duke ofruar një përvojë të pasur dhe tërheqëse mësimi për fëmijët në mbarë botën. Zhvilluar nga një ekip ekspertësh në edukimin gjuhësor, teknologjinë dhe zhvillimin e fëmijëve, Bubi ofron një sërë modulesh duke përfshirë lojëra, video të animuara dhe libra me tregime, të gjitha që synojnë ta bëjnë mësimin e gjuhës shqipe të këndshme dhe efektive. Aplikacioni është përshtatur për të përmbushur nevojat e të mësuarit të fëmijëve që nga foshnjëria e deri te parashkollorët, duke mbështetur zhvillimin e hershëm të tyre njohës dhe duke nxitur një lidhje të thellë me gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Screenshots
Verdict
The clearest difference is update cadence: Bubi at every 2 weeks against Fillestarja (QEP)'s every 4 months. Fillestarja (QEP)'s advantage is iOS requirement (11.0 vs 15.0). On price, ads, in-app purchases and device support there is nothing between them.
Scored on Price · Rating · Positive reviews · Number of ratings · Update frequency · Ads · In-app purchases · Monetization · Best chart rank · Devices · Requires iOS
Both are free to download. Neither carries in-app purchases, so what you see is what you pay.
Fillestarja (QEP) ships an update every 4 months, Bubi every 2 weeks. The most recent releases landed on October 27, 2026 and October 18, 2026 respectively.
| Parameter | Fillestarja (QEP) | Bubi |
|---|---|---|
| Price | Free | Free |
| Update frequency | Every 4 months | Every 2 weeks — better |
| Ads | No | No |
| In-app purchases | No | No |
| Devices | iPhone, iPad, iPod | iPhone, iPad, iPod |
| Requires iOS | 11.0 — better | 15.0 |
| Further details — not scored | ||
| Size | 185 MB | 198 MB |
| Age rating | 4+ | 4+ |
| Developer | Albatag SH.P.K. | Bubi Company SHPK |
In-app purchases
Fillestarja (QEP)
No in-app purchases
Bubi
No in-app purchases







