Krahaso: Çmimet e Marketeve

Krahaso: Çmimet e Marketeve

Oferta, aksione dhe fletushka

0 ratings
Free

Rating summary

Details

  • Released
  • Updated
  • September 2, 2026
  • October 5, 2026

Features

Krahaso: Çmimet e Marketeve screenshot #1 for iPhone
Krahaso: Çmimet e Marketeve screenshot #2 for iPhone
Krahaso: Çmimet e Marketeve screenshot #3 for iPhone
Krahaso: Çmimet e Marketeve screenshot #4 for iPhone
Krahaso: Çmimet e Marketeve screenshot #5 for iPhone
Krahaso: Çmimet e Marketeve screenshot #6 for iPhone
🖼️Get Icon
Icons↘︎

About

Krahaso i mbledh çmimet nga supermarketet në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, dhe të tregon ku është më lirë secili produkt. KRAHASIM ÇMIMESH Një kartë produkti të tregon çdo market që e ka atë produkt dhe sa kushton në secilin. Pa hamendje, pa vrapim nga një market në tjetrin. SKANIM BARKODI Drejtoje kamerën nga barkodi dhe shko direkt te produkti dhe çmimet e tij në të gjitha marketet. KËRKIM QË TË KUPTON Kërkimi i korrigjon gabimet e shkrimit, kupton shqip dhe anglisht, njeh markat dhe njësitë. Shkruaj si të vjen natyrshëm. OFERTA DHE FLETUSHKA Zbritje të vërteta, të verifikuara me historikun e çmimeve — sepse jo çdo "ofertë" është ofertë. Plus promocionet nga fletushkat javore të supermarketeve. KUPONËT BËHEN PIKË Fotografo kuponin e blerjes; lexohet automatikisht dhe kthehet në pikë shpërblimi. Fotoja ruhet privatisht dhe fshihet pas 90 ditësh. NJOFTIME PËR ÇMIME Ndiqe një produkt dhe merr njoftim kur i bie çmimi. Çdo ditë të presin oferta të zgjedhura sipas asaj që kërkon dhe blen. MARKETET PRANË TEJE Shiko cilat supermarkete i ke afër dhe çfarë ofrojnë sot — në Kosovë, ose në Maqedoninë e Veriut: Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Kumanovë, Kërçovë, Dibër e më shumë. Sa më shumë ta përdorësh, aq më mirë të njeh Krahaso — kërkimi dhe faqja kryesore rreshtohen sipas markave, marketeve dhe kategorive që ti preferon. Krahaso është falas.
Show more
+2

What's New in Krahaso

1.2.0

October 5, 2026

E re: Krahaso tani edhe në Maqedoninë e Veriut — zgjidh qytetin dhe krahaso çmimet e 15 marketeve atje. Plus përmirësime dhe rregullime.

Developer apps