
Archived App (Last seen on 17 Sep 2025)
This is an archived listing of the app previously available on the App Store.Although the app is no longer distributed by Apple, you can still view its description, screenshots, version history, ratings, and metadata for reference.
About
E përkufizojmë veten si një bashkim i suksesshëm forcash dhe vizioni me në qendër rëndësinë e rinisë shqiptare. Jemi një grup që synojmë të përfaqësojmë rininë e këtij vendi, një ombrellë organizatash rinore, grupesh jo formale e forumesh të ndryshme. Jemi Kongresi Rinor Kombëtar dhe në bashkëpunim të plotë me Bashkinë Tiranë kemi arritur me meritë e përkushtim të kemi mundësinë të jemi fitues të titullit “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.
Tirana EYC 2022 paraqitet si një makro program dhe mundësi fantastike që do të zgjasë 365 ditë, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, të cilat do të mbulojnë një gamë të gjerë tematikash e prioritetesh që kanë në qendër rininë, në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian.
Ky program synon të fuqizojë rininë duke krijuar mundësi të reja e duke i dhënë asaj një dimension evropian. Ndër të tjera, programi synon:
të sjellë ndryshime pozitive;
të inkurajojë pjesëmarrjen aktive;;
të promovojë dhe të mbrojë diversitetin dhe gjithëpërfshirjen;
të rrisë investimet për të rinjtë;
të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi;
të krijojë rrjetëzime dhe sinergji mes të rinjve nga e gjithë Evropa.
Show more
What's New in TEYC2022
1.1
May 7, 2022
Bug Fixes and maintain stability.




